Vokshi flet mbi gjendjen e të plagosurve dhe paralajmëron: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje!

Ndaje

Rasim Hoxha nga Kamza dhe Alfred Lika nga Burreli, ky i fundit vëllai i kreut të PD-së në Mat, po marrin trajtim intensiv në Spitalin e Traumës pasi mbetën të plagosur gjatë përplasjeve me policinë në KZAZ-të në Burrel dhe Kamëz.

Mbi gjendjen e tyre shëndetësore informoi ish-deputetja demokrate Albana Vokshi në një prononcim për Ora News nga Spitali i Traumës.

“Gjendja e tij është kritike po mbahet në vrojtim nga ana e mjekëve. Edhe vëllai i kreut të PD-së në Mat ka dëmtime të mëdha në kokë, të vjella dhe dhimbje. Do të jetë në vrojtim intensiv të mjekëve. Është goditur në mënyrë çnjerëzore me shkop, se di nëse është shkop gome apo mjet tjetër”, tha Vokshi.

Vokshi foli për shumë të shoqëruar në polici, mes tyre dhe gra politikane.

“Ka shumë të shoqëruar në polici. Për të ruajtur karrigen e tij, Rama po arreston dhe gra politikane si Dhurata Çupin dhe kryetaren e Forumit Rinor. Rama duhet të dijë se do të paguajë çdo akt dhunë ndaj grave shqiptare dhe gjithë shqiptare. Mënyra si është përdorur sot gazi është kriminale”, deklaroi ish deputetja.

Lidhur me paralajmërimin e Ministrit të Brendshëm Lleshaj se do të shkrijë policitë bashkiake, Vokshi pati këtë përgjigje:

“ Policia bashkiake është në kompetencë të bashkive as të Lleshaj, as Ramës. Nuk mund të shkrijë opozitën. Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë, nuk ka datë zgjedhjesh. Edi Rama të tërhiqet nga dhuna sepse do ta paguajë deri më një”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje