Tension e përplasje në Berat, në Mallakastër kryebashkiaku i vendosur: S’mund të...

Tension e përplasje në Berat, në Mallakastër kryebashkiaku i vendosur: S’mund të ketë zgjedhje, as KZAZ

39
0
Shares

Të njëjtën veprim kanë kryer një sërë bashkish në vend, të cilat unison kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve. Edhe Bashkia e Mallakastrës ka bërë kërkesë për largimin e materialeve zgjedhore.

Kërkesa  bërë i drejtohet kryeministrit dhe presidentit. Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj tha se kërkesa i është drejtuar njëkohësisht kryeministrit dhe presidentit të Republikës.

Nga ana tjetër, situatë e tensionuar është regjistruar edhe në në KZAZ Nr.64 në Berat, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë për lirimin e ambjenteve në zbatim të dekretit të presidentit të Republikës.

Policia e Beratit, e vendosur pranë KZAZ, ka penguar përfaqësues e mbështetës të opozitës të hyjnë në ambjentet e KZAZ –së .

Përplasje janë shënuar ndërsa mbështetës të opozitës kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambjenteve të KZAZ nr. 64, e cila ndodhet brenda ambjenteve të Pallatit të Kulturës në Berat. Në krye të protestuesve është i derguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit dhe njëkohëshisht anëtar i kryesisë së PDHS-së,Eno Bozdo. Në mbështetje të forcave të Rendit, në Berat kanë zbarkuar edhe punonjës të FNSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY