Përplasjet në KZAZ-të, Rama gati ‘ndëshkimin’: Kush kryen krim elektoral, nuk do...

Përplasjet në KZAZ-të, Rama gati ‘ndëshkimin’: Kush kryen krim elektoral, nuk do lejohet të dalë…

46
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të shumta që kanë ndodhur brenda dy ditësh në disa Bashki, për shkak të materialeve zgjedhore që janë vendosur në kundërshtim me dekretin e presidentit Meta.

Kryeministri vazhdon ti qëndrojë fort idesë se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor, ndërsa ka “kërcënuar” ata që i kundërshtojnë me një ligj të ri që do ta miratojë në Parlament.

Sipas tij, kush kryen krim elektoral nuk do të lejohet të dalë jashtë vendit për 5 deri në 10 vite. Në një takim me banorët e njësisë administrative nr.1 në Tiranë, Rama tha se kjo masë do të kalojë nesër në parlament.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pas tensioneve të krijuara ditët e fundit në KZAZ-të e vendosura në bashkitë që drejtohen nga të djathtët, çka ka çuar në arrestimin e mbështetësve të PD e punonjësve të bashkive. Kujtojmë se në Burrel e Kamëz sot policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa pati dhe të plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY