Maliqi reagon sërish, thirrje ish-kolegëve të tij: Mos iu bindni urdhrave të...

Maliqi reagon sërish, thirrje ish-kolegëve të tij: Mos iu bindni urdhrave të Ramës dhe Lleshajt

53
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje ish-kolegëve të policisë së shtetit, që të mos i binden urdhrave të Kryeministrit Rama.

Maliqi si ish drejtues i policisë, kërkon nga forcat e rendit që të të refuzojnë urdhrat, pasi po përdorën kundra popullit që kërkon liri, demokraci dhe zgjedhje të lira.

Kujtojmë se deputeti ka disa ditë që adreson mesazhe të qarta kundër kryeministrit, teksa ne nje prej reagimeve te tij i kërkonte të largohej duke e cilesuar si kalorës të Rilindjes. (kliko ketu)

Thirrje drejtuar ish kolegëve të mi të Policisë së Shtetit ,si prinder si qytetar mos u bindni Kaloresit deshtak te Rilindjes pasi po ju përdor kundra popullit që kërkon liri, demokraci, zgjedhje te lira gjithëperfshirëse dhe te ndershme.

Detyra e policise eshte rendi, siguria dhe goditja ndaj krimit e bandave, jo perplasja me popullin. Ju jeni ne sherbim te popullit, disnancohuni sa me shpejt. Kaloresin deshtak po e marrin më qaf keshilltaret e tij mjeranë te paafte e servila dhe bandat qe e kane marr peng. Kaloresi po perdor ish këshilltaret e tij besnik e te paafte, eprorin tuaj Lleshaj i cili ngaterron ushtrin dhe policinë, ushtria eshte per lufte e mbrojtje, policia i sherben popullit dhe lufton vetem krimin, bandat, kriminelet dhe jo popullin qe do liri demokraci, zgjedhje te lira dhe te ardhme Europiane.

Kalorësi i futi policet ne veting i futi në strese po i perdor politikisht kundra popullit per te ruajtur pushtetin e vet te kapur nga mafie e bandat te cilat se lënë të dorëhiqet. Fati i tij dihet po shkon drejt humneres dhe po çon vendin ne katastrof. Une jam me ju si ju ish koleget e mi te policise dhe me popullin qe s’do diktaturen dhe te komandohet nga ky Kalores i mbajtur peng nga krimi e bandat”, thekson Maliqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY