Ish-ministri për 30 Qershorin: Ditë e mirë për plazh, nuk kam ndërmend...

Ish-ministri për 30 Qershorin: Ditë e mirë për plazh, nuk kam ndërmend ta humbas

59
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani duke folur për 30 Qershorin deklaron hapur se nuk do të votojë. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e thekson qartë se thirrja në votime pa ligj, nga partia shtet, është përkufizimi i puçit të shtetit.

Data 30 qershor është një ditë e mirë për plazh. Nuk kam ndërmend ta humbas plazhin asnjë minut.Kushdo që mendon të harxhojë kohë duke votuar, duhet ta dijë se i shërben puçit më të padëgjuar më parë të shtetit.

Thirrja në votime pa ligj, nga partia shtet, është përkufizimi i puçit të shtetit!

Të votosh pa ligj, por me urdhër partie do të thotë të shërbesh për vendosjen e partisë mbi shtetin e ligjin. Kjo quhet diktaturë!

Nga ana tjetër, nuk kam forcë fizike të ndaloj askënd që do të votojë puçistët dhe hajdutët e votave.Nuk jam as Gjykatë Kuajtetuese që ti vë vulën arsyetimit se kush ja të drejtë Presidenti apo Parlamenti monist.

Por shpresoj shumë tek arësyeja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që me datë 30 qershor do takohemi në plazh…Kur të ketë zgjedhje do votojmë për të zgjedhur”,-shkruan sot Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY