Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

42
0
Shares

Dita e sotme do të jetë vendimtare për hapjen e negociatave për Maqedoninë por dhe për Shqipërinë. Liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë.

Vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Por pavarësisht rekomandimit pozitiv (kliko ketu), shtyrja për në vjeshtë është përmendur nga disa zyrtarë gjermanë gjatë vizitave në Shqipëri. (kliko ketu). Kjo edhe për faktin që Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshëme. Kujtojmë që ky shtet madje ka kërkuar nga PE-ja që të rikthejë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY