Shtyrja e negociatave, reagon Pollo: Regjimi Rama po i mbyll rrugët shqiptarëve

Shtyrja e negociatave, reagon Pollo: Regjimi Rama po i mbyll rrugët shqiptarëve

48
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, ka reaguar pas shtyrjes së negociatave për Shqipërinë.

Përmes një postimi në Fb, Pollo shprehet se hapja e rrugëve në 2010 po rrezikohet nga Regjimi Rama.

Postimi i plotë i Genc Pollos:

Këshilli i BE (Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme/ General Affairs Council) vendosi që vendimmarrja për çeljen e negociatave me Shqipërinë të shtyhet deri në tetor. Kur përsëri do të shqyrtohet nga po ky Këshill që përbehet nga ministrat për Çështjet Europiane.
Shtyrja në vjeshtë ndodh vetëm sepse regjimit të Edi Ramës i janë hequr petët e lakrorit e ka dalë sheshit rrënimi i shtetit ligjor, lidhjet me bandat lloj lloj e megakorrupsioni. Se fundmi edhe nga gazeta gjermane Bild.
Rama mbajti peng edhe Maqedoninë e cila po të shkëputej nga dyshja do të merrte me siguri negociata.
Rama e regjimi i tij pengesa e madhe për njê Shqipëri europiane.

P. S Lali i madh tha se u miratuan nga minstrat e do t’i kalojnë në vjeshtë Kryeministrave (Këshilli Europian/European Council). Shihni tekstin nga vendimi i sotëm për të parë nëse gënjen

Udhëtimi i lirë në Europë, kjo arritje e çmuar e v 2010 dhe e prekshme nga të tërë po rrezikohet nga regjimi Rama. Edhe sot Këshilli i BE në Luksemburg sinjalizoi pezullimin e levizjes së lirë e rivendosjen e vizave. Kjo është kerkuar nga Hollanda dhe është theksuar si mundësi imediate nga Komisioneri për Emigracionin Avramopulos.
I vetmi njeri që nuk e merr seriozisht këtë zhvillim është Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY