Negociatat nuk hapen/ Këlliçi: Ditë e zezë për shqiptarët, bashkë për t’i...

Negociatat nuk hapen/ Këlliçi: Ditë e zezë për shqiptarët, bashkë për t’i mbyllur dyert njëherë e mirë krimit

30
0
Shares

Kreu i FRPD, Belind Kellici, në një status në profilin e tij në fb ka komentuar edhe vendimin më të fundit të Komisionit Europian për mos-hapjen e negociatave këtë verë.

Për Kellicin kjo ështe një ditë e zezë për Shqipërinë dhe për këtë ka vetëm një fajtor krimi dhe korrupsioni qeveritar.

“Kriminelet e kapur ne blerje votash si Gjiknuri, Dako, Ndreu etj dhe pastruesit e parave te krimit e vrasesi i Ardit Gjoklajt, Erion Veliaj son enden te lire rrugeve te Tiranes dhe shijojne pasurite e tyre prej sheikesh nderkohe qe per faj te tyre Shqiperia rrezikon izolimin total,”-shprehet kreu i FRPD.

POSTIMI I PLOTE I BELIND KELLICIT:

Nje dite e zeze per Shqiperine! Negociatat nuk u hapen serish. Ka vetem nje fajtor per kete, krimi dhe korrupsioni qeveritar! Kriminelet e kapur ne blerje votash si Gjiknuri, Dako, Ndreu etj dhe pastruesit e parave te krimit e vrasesi i Ardit Gjoklajt, Erion Veliaj son enden te lire rrugeve te Tiranes dhe shijojne pasurite e tyre prej sheikesh nderkohe qe per faj te tyre Shqiperia rrezikon izolimin total.

Shqiperia sot eshte peng i Edi Rames, Erion Veliajt dhe drejtesise se kapur. Erion Veliaj vjen verdalle me propaganden e tij duke perdorur dhe djalin e tij, nderkohe qe ka hapur nje plage te madhe ne zemren e nenes se Ardit Gjoklajt nga babezia e tij qe nuk njeh kufij. Ne nuk do ta harrojme dhe s’do kete paqe, pa cuar ne vend drejtesine per Arditin.

Asnje prokuror i blere me parate e krimit apo i shperblyer me toke publike, sic Veliaj po tenton te beje me aferen Fusha, nuk do ta mbylle dot dosjen e Arditit. Me 21 qershor te gjithe se bashku, per ti hapur rrugen #ShqiperisesiEuropa
Te behemi bashke per ti mbyllur dyert njehere e mire krimit, korrupsionit dhe shirblerjes se votes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY