“Hedhja në gjyq e gazetarit gjerman”, Manjani për Ramën: Do ta provosh...

“Hedhja në gjyq e gazetarit gjerman”, Manjani për Ramën: Do ta provosh tek drejtësia e vërtetë gjermane

94
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një reagim të fundit për 16 përgjimet e publikuara nga BILD, shkruan se qeveria Rama apo edhe vetë kryeministri sa më shumë reagojnë aq më shumë zhyten.

Sipas tij hedhja në gjyq e BILD është qershia mbi tortë dhe se aty do të provojë Rama se çfarë është të përballesh me drejtësinë.

16 përgjimet e reja që ka publikuar media gjermane “Bild” ishin për shit-blerjen e votave në qarkun e Dibrës.

Reagimi i plotë:

Sa më shumë reagon aq më thellë zhytet.

Vijon të konfirmojë vërtetësinë e përgjimeve, sepse vijon të merret me sekretin.

Megjithatë Arben Keshi u bë shef policie në Bulqizë pasi kreu me sukses masakrën zgjedhore post Shukri. Pra e promovuan…

“Do ta bëj prap” – thotë udhëheqësi. Pikërisht ky është problemi, që Ai e bën prap të njëjtën masakër zgjedhore.

Do kërcënojë mësuesit, do përdorë policinë, do blejë një votë 5000 lekë, do çojë furgona me “çunat me probleme”….

Hedhja në gjyq e BILD është qershia mbi tortë. Do ta provojë tek “drejtësia e vërtetë gjermane”. Hahahahahahahahhahaah…

Ta provojë! Shumë mirë do bëjë! Ta kuptojë se ç’është drejtësia. Atje për shumë më pak sesa ka bërë ky në vendin e vet, drejtësia të hedh hekurat. Të shkojë iher, ta provojë… Tashmë do ta vizitojë Berlinin, jo si Kryeministër por si palë që ndjehet i shpifur…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY