EMRI/50-vjeçari kërkohej nga drejtësia italiane, kapet befasisht në Tiranë

EMRI/50-vjeçari kërkohej nga drejtësia italiane, kapet befasisht në Tiranë

64
0
Shares

Një person që ishte i i shpallur në kërkim është vënë në pranga së fundmi. Burime zyrtare sqarojnë se i arrestuari është Bilbil Elezaj, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”

Tiranë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kerkim. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues ne Tiranë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”,-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY