VIDEO/Zbulohen mesazhet private, kryebashkiaku: Sillni 4 vetë për familje, merruni me ata...

VIDEO/Zbulohen mesazhet private, kryebashkiaku: Sillni 4 vetë për familje, merruni me ata që nuk vijnë

70
0
Shares

Të tjera denoncime vijnë nga ish-deputetë të Partisë Demokratike të cilët sigurojnë dhe fakte.

Së fundmi, ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar mesazhet në WhatsApp ku kryetari i Bashkise në Maliq u kërkon pjesëmarrësve në miting të sigurojnë nga 4 vetë për familje, duke i kërcënuar me vendin e punës.

Shetitjet poshteruese të Ramës me administratën vijojnë si eskursione në çdo vënd!

Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobuzë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, per pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!

Ndërkohë kryetari i bashkisë që kêrkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punês nese nuk sjellin 4 persona! 
Njësoj sic kercenon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njesoj si kercenohen bizneset me gjoba dhe familjaret me buken e gojës”,-shkruan Salianji.

Gjithashtu ai ka publikuar dhe një video nga mitingu, ku dhe pse janë detyruar të vijnë, sërish ka karrige bosh.

Pavarësisht kërcënimeve dhe autobuzave me punonjës të administratës Rama dështon të mbushë 300 karriget në bashkinë Maliq! Video ne momentin që flet! Rama i braktisur kudo!

Publiée par Ervin Salianji sur Dimanche 16 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY