Bie nga skela, vdes në vend punëtori në Lezhë

Bie nga skela, vdes në vend punëtori në Lezhë

78
0
Shares

Fatkeqësisht bilancit të viktimave të sotëm i është shtuar dhe një tjetër. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku ka humbur jetën një burrë.

43-vjeçari ka humbur jetën në ambientet e punës, pasi është rrëzuar nga skela. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë dëmtime të shumta trupore.

Shtetasi është  dërguar në  spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën”,– njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Brenda ditës së sotme, humbën jetën 3 anëtarë të një familje pas një aksidenti, si dhe një grua e moshuar pas u përplas nga makina e ambulancës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY