FOTO/Lirimi nga burgu përkoi me një ditë të veçantë, Keisi dedikim Stresit:...

FOTO/Lirimi nga burgu përkoi me një ditë të veçantë, Keisi dedikim Stresit: Më ndryshove jetën

88
0
Shares

Arkimed Lushaj, i njohur si Stres u lirua nga burgu me një vendim të Gjykatës pas 8 muajsh i izoluar. Lajmi për lirimin e tij u prit me gëzim nga familjarët dhe fansat të cilët e pritën me brohoritje teksa linte ambjentet e burgut.

Videon e lirimin e ka postuar vetë reperi i njohur në profilin e tij në Instagram. (kliko ketu)

Lirimi i tij ka gëzuar pa fund edhe bashkëshorten e tij, Keisi. Dita e lirimit të këngëtarit përkon dhe me ditëlindjen e tij. Stresi sot feston 33-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e tij, Keisi, si gjithmonë nuk ka harruar që të bëjë një dedikim të veçantë për reperin.

Në një postim të saj në “Instastory”, Keisi shprehet se ai i ka ndryshuar jetën që prej fillimit. Madje thotë se lirimi i tij ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindjen e tij.

“Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde ta merrja unë dhuratën e shtrenjtë. Zoti të ndriçoftë çdo hap që hedh në jetë dhe t’u plotësoftë çdo dëshirë. Kurrë mos u dorëzo. Ke qenë, je dhe do të jesh përjetësisht ‘my bad boy for live’ që gjithë jetën ma ke ndryshuar që me shikim të parë”- shkruan Keisi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY