VIDEO/Digjet autobusi i agjencisë turistike shqiptare në Athinë, flet pronari

Një autobus i një agjencie turistike shqiptare është djegur në Athinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin Karaiskaki në lagjen “Metaksurgjio”.

Siç raportojnë mediat greke, pronari i autobusit ishte i habitur nga ngjarja pasi siç ka treguar ai nuk kishte marrë kurrë ndonjë kërcënim.Tre makina zjarrfikëse u angazhuan për shuarjen e flakëve. Brenda një ore zjarri u shua, por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga mjeti.

Mësohet se autobusi bënte udhëtime drejt Shqipërisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

https://youtu.be/tyw0-BkvoX8

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje