Kryebashkiakja publikon fotot nga mitingu i Ramës: Edhe socialistët kanë filluar braktisin...

Kryebashkiakja publikon fotot nga mitingu i Ramës: Edhe socialistët kanë filluar braktisin takimet farsë

83
0
Shares

Këto foto tregojnë anën tjetër të medaljes, ndryshe nga ajo që ERTV pasqyron sa herë ka dalje të kryeministrit Rama.

Kryetarja e Bashkisë në Prrenjas ka publikuar fotot, teksa Rama do të mbante takimin me qytetarët si pjesë e fushatës elektorale. Në fotot e publikuar shihen karriget bosh.

Sipas saj, kjo tregon se “socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm, të bashkisë së Prrenjasit, braktisën takimin farsë të prezantimit të kandidatit të PS, mushtullukun, Nure Belba”.

Më tej ajo shprehet se janë sjellë dhe 3 autobusë plot në këtë takim, por sërish nuk u arrit të mbusheshin të gjithë karriget.

Postimi i plotë:

Socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm, të bashkisë së Prrenjasit, braktisën sot takimin farsë të prezantimit të kandidatit të PS, mushtullukun, Nure Belba👎🏻

Me dhjetëra furgona dhe 3 autobuza plot, u sollën njerëzit nga administrata e bashkisë Librazhd, nga Elbasani, Pogradeci dhe Tirana, me mësues të marrë dhunshëm nga Stravaj , Skroska, me punonjës të elektrikut, të ujësjellësit e me radhë.

Për shkak se ishin shumë keq, e shtynë takimin përreth 2 orë me vonesë nga data e dhënë më herët!

Më shumë jabanxhinj, sesa banorë të Prrenjasit!

Tani njerëzit e thjeshtë e të ndershëm, dinë të dallojnë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY