“Po bëhet presion ndaj Metës”, Hajdari thumba socialistëve: Ju e zgjodhët në këtë parlament, pse e votuat?

Ndaje

Një koment lidhur me situatën e krijuar e ka dhënë në seancë dhe Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit të Demokratëve  në Kuvend.

Ajo ka thënë se rezoluta e maxhorancës është vetëm për të ushtruar presion dhe shantazh ndaj Presidentit. Hajdari ka akuzuar maxhorancën se ishin ata që e zgjodhën Ilir Metën si President, pasi donin ti zgjasnin jetëgjatësinë politike.

“Sot para nesh kemi një rezolutë që nuk ka ndonjë vlerë juridike, është rezolutë që për mendimin tonë ngre presion, shantazh ndaj presidentit, por dua ta filloj fjalën time duke arsyetuar pse mendojmë ne ky akt i presidenti është që ne vetëm mund ta konstatojmë si kuvend i Shqipërisë. Gjykimi mbi vendimin e Presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese dhe duhet të jemi shumë të qartë me qytetarët shqiptarë”, tha Hajdari.

Më tej ajo shton: “Kryemadhi është bashkëkryetare e opozitës, duhet të ulet edhe më të, a nuk ishte ky pikërisht debati që u bë kur zoti Meta u zgjodh po nga ky parlament, që e zgjodhi me vota, pse e zgjodhët? Për një fakt të vetëm të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike, të fuqizonit pozitën e LSI. A nuk ishte presidenti atëherë në konflikt interesi kur zgjodhi gruan e tij kryetare të LSI, pse nuk bëtë mocion në atë kohë, e të thonit prit, se kjo nuk bëhet? 

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje