Kryemadhi: 30 Qershori do hyjë në histori si dita që Meta shmangu...

Kryemadhi: 30 Qershori do hyjë në histori si dita që Meta shmangu një konflikt civil

43
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vlerësuar aktin e presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Në një takim me strukturat e LSI-së në Tiranë, Kryemadhi tha se 30 qershori do të hyjë në histori si dita kur u shmang një konflikt “trup më trup” mes shqiptarëve.

“Falangat e tyre dhe netëorku i tyre shtrihet edhe në institucione të tjera. 30 qershori është një datë që do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë, ku për hir të së vërtetës dekreti i presidentit ndaloi një konflikt. Të gjithë ishim në protestë dhe e pamë. Ata njerëz mund të ishin edhe provokatorë, sepse vetë Edi Rama është personi që i intereson konflikti. Kështu që dekreti i presidentit ndaloi një konflikt trup më trup edhe sikur ne vetë t’i ndalonim njerëzit, konflikti është deri në detaj”, deklaroi Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY