Idrizi pas takimit me Metën: Duhet pakt kombëtar

Idrizi pas takimit me Metën: Duhet pakt kombëtar

40
0
Shares

Ka vazhduar edhe sot takimi konsultativ i Presidentit Meta me partitë politike. Kryetari i PDIU, pas takimit me kreun e shtetit tha se është koha që t’i kthehemi arsyes për të zgjidhur krizën politike.

Idrizi: Sot nuk është data dhe momenti  për të diskutuar për një datë të re zgjedhjesh, por është koha që ne të ikim nga marria dhe spiralja ku jemi fut. Në një spirale që po e nxjerr vendin jashtë  shinave. Është koha dhe momenti që pikërisht kokat e nxehta, ata që e kanë në dorë t’i thërresin arsyes dhe të ulemi për artin e të bërit politikë dhe ti japim mundësi vendit të kthehet e hullitë e normalitetit dhe sigurisht që kauza e opozitës janë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të barabartë.

Idrizi tha se tashmë është ko ha për përgjegjësi politike për të bërë një pakt kombëtar të të gjithë forcave politike.

Idrizi: Është koha e përgjegjësisë politike për të bërë një Detant të madhe, një pakt kombëtar të të gjithë forcave politike dhe mbi të gjitha duhet një reflektim dhe i bëj thirrje arsyes së kryeministrit Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY