FOTO/Debati për presidentin, Rama paralajmëron në rrjetet sociale para seancës parlamentare

FOTO/Debati për presidentin, Rama paralajmëron në rrjetet sociale para seancës parlamentare

56
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të mbajë fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, duke paralajmëruar kështu se debatet do të jenë prezente.

Pak përpara se të nisë seanca parlamentare, pika e vetme e rendit të së cilës është mocioni me debat për presidentin Meta, kundër ç’dekretimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, kryeministri Rama reagon me një shënim në rrjetet sociale.

Në një shënim të tij, Rama shkruan se do të flasë në Kuvendin e Shqipërisë në orën 12.00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”.  Live në ERTV natyrisht😉”- shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY