Meta nis takimin me aleatët e Bashës, konsultime për datën e re...

Meta nis takimin me aleatët e Bashës, konsultime për datën e re të zgjedhjeve

37
0
Shares

Presideni Ilir Meta, ka nisur sot konsultimin me  partitë për caktimin e një datë të re për zgjedhjet vendore, pas shfuqizimit të dekretit për 30 qershorin.

Në presidencë kanë shkuar Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Arjan Madhi dhe Nard Ndoka

Para bisedimeve me presidentin, aleatët janë takuar me kreun e PD-se Lulzim Bashën në selinë blu, ndërsa në përfundim kanë shmangur komunikimin me mediat.

Burimet saktësuan se nuk është diskutuar ndonjë datë konkrete, ndërsa opozita do të mbajë të njëjtin qendrim, zgjedhje mund të ketë vetëm kur të largohet Kryeministri Edi Rama.

Ende nuk bëhet e ditur se kur presidenti do të thërrasë në takim përfaqësues të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialsite për Integrim dhe Partisë Socialiste. Por edhe pse situata është e tensionuar Meta shtrëngoi duart me Ramën në Kosovë ku ishin në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, që Kosova e kremton si ditë të lirisë.

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi dekretin për zhvillimin e votimeve në 30 qershor për shkak të krizës, duke ju dhënë mundesi forcave poltike që të ulen në dialog.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY