VIDEO/Kamerat e sigurisë fiksojnë autorin, Kisha në Durrës kërkon ndihmë pas vjedhjes

VIDEO/Kamerat e sigurisë fiksojnë autorin, Kisha në Durrës kërkon ndihmë pas vjedhjes

56
0
Shares

Famullia “Shën Domeniku” në Durrës ka rënë pre e grabitjes ditën e dielë, teksa u morën një shumë parash. Kisha ka publikuar në ‘Facebook’ pamjet filmike të kamerave të sigurisë, lidhur me autorin e grabitjes në mjediset e brendshme të kishës.

Në pamje shihet autori teksa del nga Kisha, një i ri rreth 30 vjeç, trup i madh, i veshur sport.Ndërkohë nga Policia e Durrësit ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Të vjedhësh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë! Të dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojme me Policinë e Shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër”, shkruan Famullia teksa publikon dhe pamjet.

Publiée par Famullia Shën Dominiku – Durrës sur Lundi 10 juin 2019

Publiée par Famullia Shën Dominiku – Durrës sur Lundi 10 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY