VIDEO/I la të gjithë gojëhapur me format fantastike, këngëtarja vazhdon jep provat...

VIDEO/I la të gjithë gojëhapur me format fantastike, këngëtarja vazhdon jep provat e transformimit

97
0
Shares

Anxhela Peristeri i ka habitur të gjithë më ndryshimin në fizikun e saj, i cili për hir të vërtetës është ndoshta një ndër gjërat më pozitive të Anxhelës, gjithmonë pas talentit të saj në muzikë.

Peristeri ka humbur kilogramët e tepërt dhe ka siguruar forma perfekte. Por ndjekësit të cilët nuk e besojnë dot e kanë akuzuar githmonë se ajo përdor Photoshop për rregullimin e trupit.

Siç duket Anxhela nuk i ka pritur aspak mirë të tilla komente dhe ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve me një video. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, në të cilën paraqitet veshur me bikini.

Nëpërmjet saj kuptohet qartë se Anxhela jo vetëm që ka arritur të heqë kilogramët e tepërt, por as nuk përdor programe për editimin e fotove të saj.

https://www.instagram.com/p/ByiRcH0hBH9/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

“Për të gjithë admiruesit e ‘photoshop-it’”, ka shkruar Anxhela duke ironizuar ndjekësit në rrjete sociale.

Sesi ia ka dalë të ketë këto forma, Anxhela iu përgjigjet ndjekësve duke u thënë se e kanë ndihmuar dhe dieta e rregullt, por dhe ushtrimi i rregullt në palestër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY