Rama në heshtje, kryeministri i ngarkuar me takime, zbardhet axhenda në Bruksel

Rama në heshtje, kryeministri i ngarkuar me takime, zbardhet axhenda në Bruksel

63
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ende nuk ka dalë në asnjë deklaratë për shtyp, sikurse nuk ka patur ndonjë nga reagimet e tij në rrjetet sociale që janë gjithmonë të pranishme nga ana e tij. Menjëherë pas vendimit të Metës për te ç’dekretuar live zgjedhjet e 30 qershorit, Rama takoi ambasadorët në vend dhe u nis drejt Brukselit.

Mëngjesin e sotëm është larguar nga Shqipëria për një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të hapjes së negociatave nga Shqipëria. Mësohet se Rama do të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë në BE, ku do të diskutojë për progres-raportin dhe për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt BE-së.

Sipas axhendës mësohet se numri një i qeverisë në orën 17:00 do të ketë një bisedë me shefen e diplomacisë së BE, Frederica Mogherinin. Në orën orën 18:50 me kreun e Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe në orën 19:00 me Jaen Cloude Juncker.

Takimet dhe heshtjet e Ramës vijnë në një moment krize në vend ku kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, por dhe shkarkimi i presidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY