Ish-deputetja: Edi Rama! Në këtë betejë do të gjendesh i vetëm, i...

Ish-deputetja: Edi Rama! Në këtë betejë do të gjendesh i vetëm, i humbur e i rropatur

63
0
Shares

Ish-deputetja Oriola Pampuri në një analizë të gjatë që i bën situatës të kirjuar, vëren se kryeministri ka marrë peng çdo institucion të shtetit, për ta përdorur në favor të tij.

Duke përmendur përgjimet, skandalin e KQZ me dekretin e presidentit e deri tek integrimi, Pampuri tregon rrugën e zgjidhjes.

REAGIMI I PLOTE

Sikur të mos i mjaftonin përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku dilnin në pah superskandale, prej të cilave minimalisht Edi Rama duhej të dorëhiqej, merr persiper të shkarkoje dhe Presidentin. Dhe jo vetëm, por ka marrë peng çdo institucion, dhe e ka vendosur ne favor e në mbështetje të skandaleve të tij. Nderkohë institucionin më të rëndesishëm, parlamentin e mban peng edhe pse është në shkelje të kushtetutës, duke qenë që nuk përmbush numrin e plotë të deputetëve siç e parashikon kushtetuta.

Nga ana tjetër, zgjedhjet në bazë të kushtetutës zhvillohen vetëm nëse dekretohen nga Presidenti i Republikës, i cili ka të drejtë të plotë të ç’dekretojë çdo vendim i cili ka të bejë me stabilitetin e vendit. Situata në Shqipëri po precipiton prej muajsh nga momenti kur opozita u largua nga parlamenti dhe me fakte kërkoi parreshtur dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit, të përfshire në afera korruptive dhe bashkëpunim me bandat e krimit në shitblerjen e votës.

Gjithashtu një shkelje tjetër institucionale, është edhe refuzimi nga KQZ i dekretit të Presidentit. Të gjitha këto shkelje të rënda provojnë grushtin e shtetit, me anë të të cilit kryeministri po tenton të mbajë me dhunë karrigen e tij. E vetmja zgjidhje kushtetuese eshte ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, e vetmja e drejtë është vendimi i Presidentit, e vetmja rrugë do të jetë shpërndarja e Parlamentit, largimi i Edi Rames, krijimi i një qeverie tranzitore, dhe me konsesus mes palëve vendosja e një date për zgjedhje parlamentare dhe lokale.

Kjo është rruga që e çon procesin drejt një vijimësie institucionale. Çdo propozim apo tentative tjetër, e njëanshme, apo marionetave të Ramës, çon në destabilitetin e situatës, çka nuk është në të mirë të vendit e qytetarëve. Ja që çdo fakt që opozita, shpalosi në të gjithë keto muaj, e keto 6 vite u vertetua qartësisht.

Me këtë kryeminister i cili merr peng çdo institucion të shtetit, për ta përdorur në favor të tij, me këtë kryeminister i cili nuk mund të pranojë garë të pastër, por vetëm të mbështetur nga figura banditesh, me këtë kryeminister i cili nuk pyet për qytetaret kur bëhet fjalë për interesat e tij përsonale, me këtë kryeminister i cilin mohon këdo e gjithçka kur qellimet e tij nuk realizohen. Edi Rama, në këtë beteje do te gjendesh i vetëm, i humbur e i rropatur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY