“Ta puthsha mendjen..”, Manjani kthehet pas në kohë: As Berisha e Aliaj...

“Ta puthsha mendjen..”, Manjani kthehet pas në kohë: As Berisha e Aliaj si presidentë nuk u shkarkuan…

40
0
Shares

Një reagim të fortë e ka bërë dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pas zhvillimeve te fundit politike. Ai sjell në kujtesë mosmarrëveshjet e Presidentëve të mëparshëm me qeverinë, duke gjetur edhe kontradiktën.

Presidentët e mëparshëm thuajse të gjithë nuk ishin të preferuarit e qeverisë, por kjo e fundit asnjëherë nuk tentoi t’i shkarkonte”,-shkruan Manjani dhe i referohet rasteve të Topit dhe Nishanit.

“Qeveria Rama, Bujar Nishanin e konsideronte drejtues e “shërbëtor” të PD, por nuk e shkarkoi. I pritën me durim derisa u mbaroi mandati. As Berisha e Aliaj si presidentë nuk u shkarkuan, por u dorëhoqën me ndryshimin e situatës politike.

Ndërsa Ilir Meta iu doli më i keqi vetëm sepse po tenton të shmangë një përplasje vëllavrasëse ndërmjet shqiptarësh. Pra, sipas Edi Ramës po bëre detyrën shkarkohesh!!!

Shkarkohesh virtualisht në këtë rast, se as me gjykatë Kushtetuese në funksion nuk e shkarkojnë dot. Nuk iu mjafton parlamenti monist dhe i blerë për të zbatuar “porosinë” e Elisës. Ta puthsha mendjen-i thonë kësaj sjellje,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY