Rama i alarmuar, takimi me ambasadorët zgjat 1 orë e 30 minuta

Rama i alarmuar, takimi me ambasadorët zgjat 1 orë e 30 minuta

44
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është alarmuar pas zhvillimeve të fundit politike me çdekretimin e datës së zgjedhjeve. Ai ka zhvilluar një takim për mbi 1 orë e 30 minuta me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.

Ky takim kishte në fokus qendrimin e qeverisë dhe ndërkombëtarëve pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit në një afat të pacaktuar.

Në takim ka qenë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorja gjermane Sussane Schutz, ambasadorët e Britanisë, Francës dhe Italisë. Në takim ka qenë edhe kryediplomatja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones.

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takim, dhe nëse do të ketë një qendrim të unifikuar nga ndërkombëtarët për vendimin e Metës dhe lëvizjen e PS për shkarkimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY