EMRAT/ Greqi, goditet banda shqiptare që grabiste banesat e futbollistëve

EMRAT/ Greqi, goditet banda shqiptare që grabiste banesat e futbollistëve

151
0
Shares

Policia greke ka shkatërruar një bandë e cila grabiste banesat e futbollistëve. Siç raportojnë mediat helene, banda përbëhej nga 5 shtetas shqiptarë, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk bëhet e ditur lidhja e tyre.

Ata janë Albdert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji.

Shqiptarët akuzohen për 33 grabitje banesash, nga të cilat 9 kanë qenë të disa futbollistëve.

Shqiptarët pasi futeshin në apartamente merrnin sende me vlerë si bizhuteri, para dhe veshje. Sipas medieve greke ata përdornin dy makina, njëra për grabitjen dhe tjera për arratisjen.

Gjatë vjedhjes shqiptarët ishin të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, të veshur me doreza dhe me fytyrë të mbuluar. Ndërsa për të komunikuar me njëri-tjetrin ata përdornin emrat e të huajve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY