“E bëri vetë President tani do e shkarkojë”, Paloka: Rama vazhdon të...

“E bëri vetë President tani do e shkarkojë”, Paloka: Rama vazhdon të gërmojë gropën ku është futur vetë

34
0
Shares
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PS-së sipas të cilës do të niste proceduarat për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama erdhi menjëherë pasi Meta vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me një shënim në “Facebook”, Paloka shprehet se kryeministri po vijon të gërmojë në gropën ku është futur vetë, ndërsa ironizoi fjalët e Ramës kur shprehet se është “tre hapa para” në krahasim me kundërshtarët politikë.

Kurre nuk zhgenjen! I parashikueshem ne cdo hap qe hedh ! Po kur thote :”Jam tre hapa para…”Do shkarkoj Meten -thote-qe vete e beri President ! Vazhdon te germoje gropen ku eshte futur vete !

Vetem nje si ai mendon se nga gropa dilet duke germuar !!! Velina e bashkise nderkohe i rri tek koka dhe e nxit te germoje me fort…”-shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY