“Qeveria po na kthen vizat”, Manjani – deputetëve zëvendësues: Duhet t’i lini...

“Qeveria po na kthen vizat”, Manjani – deputetëve zëvendësues: Duhet t’i lini ato mandate

34
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka një sugjerim për deputët zëvenëdues të cilet kanë marrë mandatet e ish-deputetëve të opozitës. Ai u sugjeron të djegin mandatet, nëse duan ti sherbëjnë popullit dhe të mos behën pjesë e një qeverie anti shtet.

Deputetët zëvendësues, pavarësisht arësyeve që patën kur morën mandatet, duhet të kuptojnë se i shërbejnë vendit në mënyrë besnike nëse i dorëzojnë ato mandate.

Nëse kanë pak ndjenjë shoqërore e solidariteti me popullin shqiptar, duhet ti lënë atë mandate.

Shqipëria vlen më shumë sesa rroga e deputetit!

Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit.

Është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje.

Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh.

Është qeveria që po na rikthen vizat.

Etj etj.Nuk ka stabilitet me një qeveri të tillë!

Ndaj mirë bëjnë ti dorëzojnë atë mandate e të bëhen pjesë e familjeve të tyre politike, aty ku e kanë vendin real. Në ato familje ku edhe u promovuan në lista si kandidatë për deputetë!

Jam i bindur që shumë prej atyre ary mendojnë kështu. Nuk është as turp e as vonë të veprojnë kështu si mendojnë!

Ndjenja ende aty është e kotë, sepse edhe ai pak ajër po i mbaron qeverisë anti shtet”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY