Paloka pyet Ramën: Po ty a të japin vizë amerikane?

Paloka pyet Ramën: Po ty a të japin vizë amerikane?

34
0
Shares

Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama se, kush prish zgjedhjet e 30 Qershorit nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-ve, vjen reagimi i nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

Përmes një postimi në Facebook, Paloa ngre pyetjen: “Po Ramës a i japin vizë amerikane?”.

Postimi i plotë i Palokës:

A I JAPIN VIZE AMERIKANE RAMES ???

Ka kaq kohe qe kercenon se kush prish zgjedhjet nuk merr vize amerikane…!

Nuk do merrem me argumentat e perseritur per 30 qershorin si date e nje krimi te ri elektoral te parapregatitur nga Rama, besoj faktet e fundit te dosjes 339 , nuk kane nevoje me per komente te shtuara.

Ajo qe me ben kurioz, eshte te di ; po Rames a i japin vize amerikane ?!

Pse e bej kete pyetje?

– Ne daljen e tij te pare si zyrtar ne nje konference per mediat, Rama mbahet mend dhe eshte fiksuar nga kamerat kur heq dhe hedh me perbuzje flamurin amerikan nga tryeza ku do jepte konferencen me fjalet : Ma hiqni kete qe ketu…

-Ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA , Rama u kap ne shkelje te ligjeve dhe Kushtetutes amerikane kur shfrytezoi nje shqiptaro-amerikan per te futur para nga Shqiperia ne fushaten e Obames. Shqiptaret jane njohur me kete fakt nga fotoja qe Rama arriti te kryej me kete rast me Presidentin Obama duke u futur ne pritjen e tij si gruaja e Bilalit, shqiptaro-amerikanit qe bileten e gruas se tij ja shiti Rames per 80 mije dollare duke shkelur keshtu, ligjin dhe Kushtetuten amerikane qe nuk lejon financime te huaja ne fushatat presidenciale ne SHBA.

– Se fundmi , Rama u be prape i famshem ne SHBA sepse nga televizionet amerikane e quajti Presidentin Trump “turp i njerzimit” , madje dhe kercenoi qe nje fitore e tij do te bente qe ai ( Rama pra) do rishikonte marrdheniet me SHBA…

– Qe kur Rama eshte kryeminister, qeveria e tij ka votuar dy here ne organizatat nderkombetare kunder interesit te SHBA. Rasti me i bujshem eshte ai ne OKB kur megjithese ambasadorja amerikane ne kete organizate deklaroi se kush do te votonte ndryshe nga SHBA, do te konsiderohej kundershtar, perseri Rama urdheroi te votohet ( eshte rasti i kalimit te ambasades amerikane ne Jeruzalem, nje ceshtje teresisht amerikane)

– Me ardhjen e Rames kryeminister, kundershtaret me te medhenj te SHBA, jane futur ne Shqiperi si investitor ne pika strategjike te ekonomise shqiptare.

-Se fundmi, me qe behet fjale per zgjedhje; i vetmi qe eshte kapur ne flagrance si dhunues recidiv i zgjedhjeve ne Shqiperi dhe qe po pregatit nje krim te ri elektoral, eshte Edvin (Edi) Kristaq Rama!

Pra me te drejte mua dhe kujtdo , na lind pyetja; po Rames a i japin vize amerikane…???!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY