Mediu: Vendimi i Metës shmang konfliktin, qëndrimi i Ramës është puçist

Mediu: Vendimi i Metës shmang konfliktin, qëndrimi i Ramës është puçist

36
0
Shares

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komenton veprimin e presidentit të vendit, Ilir Meta për çdekretimin e 30 qershorit si datë zyrtare për zgjedhje lokale.

Mediu shkruan se vendimi i sotëm shmang një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtim të gabuar dhe kjo ishte rruga e vetme kushtetuese.

Për kreun e PR qëndrimi i kryeministrit Edi Rama se do të ketë zgjedhje në 30 qershor do të ketë zgjedhje është antikushtetues dhe puçist.

Reagimi i Mediut:

Presidneti Republikes me vendimin e sotem per cdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur nje konflikt qe do e conte Shqiperine ne drejtime te gabuara 

Si GQD I kemi kerkuar Presidentit te Republikes pikerisht kete qe beri sot, si rruga e vetme kushtetuese

Ai eshte autoriteti i vetem qe vlereson kushtetutshmerine e vendimin te tij ne mungeses Te Gjykates Kushtetuese, duke cdekretuar dekretin e tij.

Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme

Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidneti.

Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues.

I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje vendimin e Presidentit eshte Gjykata Kushtetuese qe nuk egziston prej dy vjetesh e shkaterruar qellimisht prej Rames.

Eshte koha per zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY