Çfarë ndodh pas vendimit të Presidentit? Ish-kreu i KQZ: Dekreti vetëm zbatohet

Çfarë ndodh pas vendimit të Presidentit? Ish-kreu i KQZ: Dekreti vetëm zbatohet

83
0
Shares

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për News 24, ka komentuar se çfarë ndodh pasi Presidenti i Republikës ka shfuqizuar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Sipas tij, e vetmja mundësi që dekreti i Presidentit të ankimohet është në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk është funksionale, ndaj ky dekret mbetet vetëm të zbatohet.

“Pasi presidenti i republikës të dekretojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe besoj se këtë akt do ta firmosë ditën e hënë bashkë me arsyetimin juridik. Ky dekret ka vetëm një mundësi për t’u atakuar dhe ky është në Gjykatën Kushtetuese. Në kushtet kur nuk është Gjykata Kushtetuese, mbetet që ky dekret të zbatohet.

Në qoftë se do t’i referohemi po prapë Gjykatës Kushtetuese që ka trajtuar në dy raste në vendimet që merr presidenti i republikës, ajo e fundit në shkurt 2002 përcaktohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese se mund të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, aktet individuale me karakter administrativ. Në këtë rast nuk është dhe si i tillë nuk mund të shqyrtohet në gjykatën administrative të apelit”, deklaroi Kume.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY