Shkrumbohen makinat e kryetares së PD në Ulëz, dyshimet e para

Shkrumbohen makinat e kryetares së PD në Ulëz, dyshimet e para

37
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Persona të paidentifikuar kanë djegur makinat e kryetares së PD-së në Ulëz të Matit.

Mësohet se dy makinat  janë në pronësi të kryetares së PD Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi.

Makinat janë shkrumbuar pranë banesës së Kalthit.  Dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY