Pas akuzave për përdhunim dhe mesazheve “të nxeha”, Neymar përfundon në polici

Pas akuzave për përdhunim dhe mesazheve “të nxeha”, Neymar përfundon në polici

55
0
Shares

Ylli i futbollit i Brazilit Neymar përfundoi në stacionin policor në Rio de Janeiro për të bërë një deklaratë pas një akuze për përdhunim. (kliko ketu)

Ylli i PSG u paraqit në rajonin e policisë rreth orësh 19:00, më orën lokale, dhe qëndroi për rreth dy orë duke dhënë dëshminë e tij. Përballë interesimit të madh të medias, Neymar foli shumë shkurt: “Dua vetëm të falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh braziliani duke u larguar me paterica dhe duke çaluar si pasoj e dëmtimit të pësuar në kavilje.

Sipas avokatit të tij, Ylli mohon përdhunimin ndaj  Najila Trindade në një hotel në Paris më 15 maj.

Ms Trindade, vajza, paraqiti dëshminë e saj të premten e kaluar, duke thënë në një kanal televiziv brazilian se donte drejtësi. MasterCard ka pezulluar fushatën reklamuese me Neymar, derisa situata të zgjidhet.

Prodhuesi i veshjeve sportive Nike Inc tha më parë se ishte “shumë i shqetësuar” për akuzën e përdhunimit kundër Neymar, të cilin e sponsorizon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY