FOTO/70-vjetori i themelimit të Arkivit Qendror, prezantohen dy projektet e mëdha

FOTO/70-vjetori i themelimit të Arkivit Qendror, prezantohen dy projektet e mëdha

56
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi dje 70 vjetorin e themelimit të Arkivit Qendror Shtetëror. Drejtuesi i institucionit z.Ardit Bido fjalën e tij përshëndetëse e nisi duke treguar se sa i rëndësishëm është Arkivi për një vend dhe njëkohësisht falenderoi të gjithë punonjësit aktual por dhe ata që kanë lënë gjurmë duke punuar për këtë institucion.

Z.Ardit Bido prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës z.Ramë Manaj dhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme znj.Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70 vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet dhe u duartrokit nga të ftuarit.

Pjesëmarrës në këtë event ishin personalitete si Drejtori i Arkivt të Kosovës z.Ramë Manaj, Drejtoresha e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme znj.Pranvera Dibra, Ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit z.Mohamed Khalil, Nën Kryetari i Bashkisë Z.Andi Seferi, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit znj.Iris Elezi, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura z.Teki Kurti, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, Drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane, arkivistë, studiues dhe mjaft personalitete të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY