Donika Prela reagon për dosjen ‘339’: U hetua droga, jo votat

Donika Prela reagon për dosjen ‘339’: U hetua droga, jo votat

86
0
Shares

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të rënda Donika Prela ka thyer heshtjen duke dalë publikisht në nje deklaratë për mediat për të dhene sqarime për dosjen “339”, e shoqëruar nga dy prokurorët e çështjes Dritan Prençi dhe Manjola Kajana.

Pasi ka bërë nje histori të prokurorëve që kanë hetuar këtë dosje, Prela tha se kjo është një dosje voluminoze ndërsa vonesa në hetime ka ardhur për shkak të moszbardhjes në kohë të CD-së.

Prela: Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019. Referuar informacionit që i është vënë në dispozicion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të pa transkriptuara në tërësi dhe vijimësi, por  ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike.

Gjithashtu drejtuesja e Krimeve të Rënda tha se në mometin kur dosja është marrë nga dy prokurorët që e kanë aktualisht, prokurorët e mëparshëm nuk kishin kryer veprime për veprën penalë të kosrrupsionit në zgjedhje me përjashtim të përgjimeve, të cilat sipas saj nuk kanë qenë të transkriptuara.

Prela: Për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të cilat siç dhe theksova, nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi”.

Prela tha se nuk kanë patur mundesi të kryenin hetim të veçantë dhe të pavarur për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, pasi nuk mund te bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale.

Prela tha se paralelisht po hetohet edhe për nxjerrje të sekretit, por nuk dha detaje nëse ka apo jo persona të dyshuar./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY