Basha: Rama me lekët krimit bleu drejtimin e Partisë Socialiste

Basha: Rama me lekët krimit bleu drejtimin e Partisë Socialiste

41
0
Shares

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ne nje konference per shtyp për mediat deklaron se Edi Rama lidhjet me krimin i ka para se te bëhej kryeministër.

Kryedemakrati thekson se Rama me leket krimit bleu drejtimin e Partisë Socialiste.

Basha: Ka qenë një beteje të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm, dhe shpesh herë të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe në nën trysni të jashtëzakonshme.

Për shkak të propagandës së shfrenuar, të financuar me dhjetëra miliona euro, zëri ynë është shuar dhe na është dashur të ndërmarrim veprime dhe sakrifica të mëdha për t’u dëgjuar dhe për të çuar përpara betejën tonë. Këto veprime kanë patur kosto politike për mua personalisht dhe për Partinë Demorkatike.

Por ne nuk kemi patur asnjë zgjedhje tjetër.

Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar sikurse e kemi kuptuar ne regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri.

Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatrice gjigande ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit.

Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë.

Me paratë e krimit dhe të korrupsionit të lejeve të ndërtimit Edi Rama bleu drejtimin e Partisë Socialiste.

LIVE

LIVE – Komunikim me gazetarët. #ShqipëriasiEuropa #8Qershor

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 7 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY