VIDEO/ Tension në sallën e gjyqit: ‘Ik andej, legen’

VIDEO/ Tension në sallën e gjyqit: ‘Ik andej, legen’

78
0
Shares

Arben Veliko, i arrestuar në lidhje me atentatin e sajuar në “Urën e Mifolit” në Vlorë, u shfaq i tensionuar gjatë seancës së sotme ku ndaj tij u dha masa e sigurisë.

Teksa filmohej nga një operator në sallën e gjyqit, 51-vjeçari i ka kërkuar të largohej duke e ofenduar, madje në një moment tërheq me dorë pranë vetes objektin identifikues që ndodhet në tavolinën e të akuzuarve.

“Ik ore andej, legen”,dëgjohet ti thotë operatorit, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë policia dhe zyrtarët në gjykatë, të cilët qetësuan Velikon.

Gjykata e Vlorës la në burg këtë të enjte, 24-vjeçarin Romario Alliaj dhe Arben Velikon, pasi dyshohet se kanë sajuar atentatin me kallashnikov ndaj Alliajt tek “Ura e Mifolit”.

Ngjarja ndodhi më 12 Maj dhe makina që drejtohej nga 24-vjeçari, u qëllua me armë zjarri. Ekspertët gjetën në vendin e ngjarjes të paktën 19 gëzhoja. Të arrestuarit akuzohen për kallëzim të rremë, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY