Tjetër media botërore shkruan për skandalin e blerjes së votave në Shqipëri

Tjetër media botërore shkruan për skandalin e blerjes së votave në Shqipëri

44
0
Shares

Një ditë pas publikimit të audiopërgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, ku tregohej sesi eksponentë të Partisë Socialiste kanë blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017, një tjetër media shkruan për këtë fenomen.

Media kanadeze “The Vice”, shkruan sot se si bandat e drogës ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri.

“Një brez i ri shqiptarësh janë kapur mes krimit të organizuar të politikës, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A. “-shkruhet në artikull.

“Në shkurt, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner bananesh  nga Kolumbia , e cila arriti në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ka pasur edhe rritje të krimit nga konkurrenca e grupeve kriminale të shqiptarëve  në  Amerikën e Jugut. Në 2017, Remzi Azemi, një shqiptar i Kosovës i lidhur me trafikun e kokainës, u vra ndërkohë që udhëtonte me familjen e tij në Guayaqil, Ekuador. Vitin e kaluar, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës u vra në të njëjtin qytet.

Paratë e drogës janë një pjesë rrënjësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është pagesa me para, dhe mënyra më e mirë e sigurimit të parave është tregtia e drogës.

Në janar, u zbulua se bandat e kokainës ndikuan në mënyrë të suksesshme në zgjedhje duke blerë vota”, thuhet ndër të tjera në artikull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY