Përgjimet nga “BILD”, Lleshaj na siguron: Nuk prishin imazhin e Shqipërisë

Përgjimet nga “BILD”, Lleshaj na siguron: Nuk prishin imazhin e Shqipërisë

36
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka hedhur poshtë pretendimet se përgjimet e publikuara nga media gjermane do të rendojnë imazhin e Shqipërisë në botë.

Ai ka folur për Deutsche Welle një ditë pas publikimit të përgjimeve të prokurorisë nga gazeta gjermane “Bild” ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste flisnin me personazhe të botës së krimit dhe për presione mbi votuesit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2017.

Lleshaj ka deklaruar për DW se këto përgjime nuk prishin imazhin e vendit, pasi Shqipëria është shumë më e madhe se një rast i shkëputur.

Sipas tij, “është thjesht një rrjedhje e pa autorizuar, nga një proces hetimor në zhvillim dhe duhet të presim fundin.

I pyetur nëse inkriminojnë edhe politikën këto përgjime, Lleshaj tha se përgjimet nuk janë prova por indicie që të çojnë në prova, ndaj duhet pritur sqarimi nga organet përkatëse.

Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë, sepse Shqipëria është shumë më e madhe se sa një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi të caktuar. Asnjë lajm sado i vogël të jetë që s’është pozitiv, nuk na pëlqen e si pëlqen askujt, por besoj që çështja ka nevojë të merret me qetësinë e duhur se bëhet fjalë për një çështje që është në proces hetimor”, deklaroi Lleshaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY