Minatorët protestojnë përballë RTSH-së: Pasqyroni çfarë themi ne, jo çfarë thonë hajdutët

Minatorët protestojnë përballë RTSH-së: Pasqyroni çfarë themi ne, jo çfarë thonë hajdutët

72
0
Shares

Protesta e tyre ka ditë, javë dhe ndoshta muaj që vijon, ndërsa kërkesa e tyre është e qartë. Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre.

Ndërsa këtë herë kanë bërë një tubim ndryshe nga herë e tjera. Këtë herë ndryshe nga sa jemi mësuar, ata nuk kanë dalë as para Kuvendit, as para zyrës së Ramës, por përballë RTSH-së, pasi e akuzojnë se nuk pasqyrojnë hallet që ata kanë.

Me megafon në dorë ata bëjnë thirrje që televizioni publik, që mbahet dhe nga taksat e tyre të publikojë shqetësimet që ata ngrenë.

Ne kërkojmë djersën, ne kërkojmë hakun, ne kërkojmë gjakun. Ndaj mos u fshihni dilni në shesh dhe pasqyroni çfarë themi ne, jo çfarë thonë hajdutët, jo çfarë thonë qeveritarët, jo çfarë thonë banditët. ISSH bandë hajdutësh”, janë shprehur ndër të tjera minatorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY