FOTO/Urdhëri i prokurorëve ndaj gazetarëve, Manjani nxjerr Kushtetutën: Media nuk mund të censurohet

Prokuroria e Krimeve të Rënda reagoi ashpër pas publikimit të përgjimeve për dosjen 339/1 nga ana e gazetës gjermane “Bild”. Me anë të një urdhëri të firmosur nga dy prokurorët e dosjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, u ndalohet të gjitha mediave publikimin e këtyre përgjimeve.

Ish-ministri i drejtësisë publikon nenin 22 të Kushtetutës, sipas të cilit “media nuk censurohet”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Kot sa për informacion ligjor.

Ky është neni 22 i Kushtetutës. I të njëjtës Kushtetutë që i referohet Kryeministri këto kohë, kur bie fjala për të shtyrë zgjedhjet.

Por në rastin e lirisë së shprehjes formulimi kushtetues është i rreptë, i qartë dhe i prerë.

“Media nuk mund të censurohet paraprakisht”…

Pra atë urdhërin për censurë, prokurorët bëjnë mirë ta rishohin sipas Kushtetutës së shtetit e jo të pushtetit…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje