E “masakruan” për anglishten, Jonida rrëfen si është ndjerë: Nuk ka kriter në Eurovision…

Ndaje

Jonida Maliqi është rikthyer në Shqipëri duke renditur Shqipërinë në vendin e 17. Pas bujës së madhe që bëri me performanca e saj dhe përfaqësimin dinjitoz që bëri, këngëtarja vendosi që për herë të parë të flas për rrugëtimin në Tel Aviv.

E ftuar në emisionin ‘Trokit’ në INtv, Jonida Maliqi dhe kompozitorja që e shoqëroi në këtë rrugëtim, Eriona Rushiti rrëfyen detajet nga performanca e këngëtares në Tel Aviv, momentet e bukura, provat, por edhe sfidat e vështira.

Gjithashtu ajo nuk kaloi as pjesën që u komentua aq shumë, anglishtja e saj në intervistat e Eurovision. Jonida e pati një koment edhe për këtë dhe pranoi se askush nuk e vlerësoi siç duhej, por u kapën pas detajeve.

“Unë kam studiuar italisht, por anglishten nuk e kam perfekte, ndaj nuk më prekën aspak ato që u thanë për intervistat që dhashë. Nuk ka kriter në Eurovision që anglishtja duhet të ishte gjuha që do të flisnim, por unë e bëra me dëshirë.” – shtoi ajo.

Kujtojme se këngëtarja shkaktoi reagime dhe debate të forta në rrjetet sociale, ku nuk munguan memet dhe talljet ironike për gjuhën angleze. (kliko ketu)

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje