Deputetët socialistë në vështirësi; larmishmëri tezash në mbrojtje të Vangjush Dakon

Deputetët socialistë në vështirësi; larmishmëri tezash në mbrojtje të Vangjush Dakon

30
0
Shares

Publikimi i përgjimeve nga gazeta Bild ka vënë në vështirësi deputetët socialistë, të cilët në studio televizive po  nxjerrin teza nga më të ndryshmet për të mbrojtur kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

I pari që u shfaq me urgjencë në media ishte deputeti i qarkut të Tiranës, Ulsi Manja. Në një konferencë të paplanifikuar nga Kuvendi, Manja shmangu thelbin e çështjes duke i bërë thirrje prokurorisë për të identifikuar personat që nxorën në publik tablatet telefonike.

“Sot u bënë publike disa materiale përgjimi nga dosja ‘339’ që aktualisht është në hetim. Nuk jam i shqetësuar për fatin e personave emrat e të cilëve përmenden në atë dosje, por jam i shqetësuar për dy gjëra: e para, agjencitë e zbatimit të ligjit (prokuroria dhe Policia Gjyqësore) duhet të vlerësojnë seriozisht çështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen në hullitë e zbatimit të ligjit, jo vetëm për të hetuar personat e përfshirë në dosjen 339, por edhe brenda vetes të gjithë ata prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore të cilët e kanë braktisur misionin e tyre kushtetues dhe kanë çuar dosjet në zyrat e PD-së. Kjo është thyerje e rëndë e sekretit hetimor. Kjo është vepër penale e dënueshme”, u shpreh Manja.

Deputetja Klotilda Ferhati në ‘Mbëmje Ide’ në Abc News ia hodhi fajin Prokurorisë së Krimeve të Renda, duke shtuar se prokurorët e çështjes nuk i ka penguar askush të hetojnë dosjen, pa bërë asnjë koment për Vangjush Dakon.

“Këto janë çështje të drejtësi dhe në bazë të ligjit dhe kuadrit ligjor, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, çështje të tilla janë objekt i hetimeve nga organet përkatëse, nga gjykatat. Lajme të tilla në media, apo investigime në gazetari, sado prestigjioze qofshin edhe media edhe gazetaria mund të shërbejnë si indicie për të nisur hetimet, për të zbardhur një të vërtetë, por nuk mund të jenë vendimtare për të përcaktuar të vërtetën në lidhje me çështjen”, deklaroi Ferhati.

Deputetja tjetër, Senida Mesi i kërkon prokurorisë të mbyllë hetimet dhe të çojë sa më shpejt para gjykatës personat e përfshirë në këtë çështje, pa përmendur sërish Vangjush Dakon.

“Ky proces duhet të ketë një fund, fundi i këtij procesi duhet të jetë që Prokuroia duhet të mbyllë hetimet, dhe ta çojnë dosjen 45, 50, 60 sa persona janë në dosje, t’i çojnë këta persona në Gjykatë. Me qëllim që ky proces të përfundojë një herë e mirë, dhe të mos përdoret politikisht, siç është përdorur sot.  Të gjithë fajtorët të japin llogari para ligjit. Përdoret si top ping-pongu një dosje e tillë, 339, 184, unë nuk kam një pjesë të kësaj dosje, por nuk mund të aludojmë”, thekson Mesi në emisionin ‘Arena’ në Ora News.

I këtij mendimi ishte edhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e cila e ftuar në “Top Talk” theksoi se kjo është një çështje në hetim dhe Prokuroria e Gjykata nuk kanë thënë fjalën e tyre.

E pyetur nëse beson se gazeta gjermane Bild është përdorur politikisht nga opozita në Shqipëri, Gjylameti u përgjigj: “Sa u përket çështjeve të mediave, që përdoren apo jo politikisht. Nuk mund të them për rastin Bild nëse është përdorur apo jo. Ajo që mund të them është se media të caktuara në Shqipëri, pa flirtuar informacionin dhe duke qenë se janë marrë duke publikuar me dashje, apo padashje për të nxirë imazhin e Shqipërisë, kjo gjë është vërtetuar”.

Në mbrojtje të kryebashkiakut doli edhe Blendi Çuçi. Në studion e lajmeve në News 24, ai konsideroi një bisedë normale ato të Vangjush Dakos me Astrit Avdylajn, kreu i një bande kriminale, biseda të cilat bëhen rëndom në periudha fushatash në të gjithë botën.

“Janë biseda që rëndom bëhen në periudha fushatash jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, midis njerëzve që kanë influencë në elektorat dhe politikanëve”, tha Çuçi, duke shtuar: “Aty nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nga zakoni jo i zakonshëm i politikës shqiptare dhe i fushatës shqiptare. Çdo politikanë në të gjithë botën komunikon me njerëzit që i kërkon votat. Edhe po të ishte i arrestuar, Astriti (Avdylaj), sërish do të legjitimohej politikani që t’i kërkonte votën”, përfundoi Çuçi./politiko.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY