Përgjimet e reja/ Reagojnë prokurorët e ‘339’: Të ndalohet publikimi i akteve...

Përgjimet e reja/ Reagojnë prokurorët e ‘339’: Të ndalohet publikimi i akteve të dosjes

75
0
Shares

Prokurorët e Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Vladimir Mara në krye të hetimeve të dosjes “339” urdhërojnë ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal nr 339 nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.

Urdhri vjen pas publikimeve të audiopërgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Dyshimet e dy prokurëve janë se përgjimet kanë dalë nga kopjimi ose regjistrimi i bisedave që gjendjen në CD-të bashkëlidhur akteve të këtij procedimi penal.

“Pas një hetimi proaktiv deri në muajin tetor 2018 i jemi drejtuar me kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për caktimin e masave të sigurimit person për një numër të konsideruar shtetasish të dyshuar se kanë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/2, 333/a, etj të kodit penal të njohur ndryshe si operacioni “Volvo 4”.

Menjëherë pas caktimit të masave të sigurimit personal nga gjykata dhe ekzekutimit të tyre nga policia e shtetit media të ndryshme kanë publikuar disa transkriptime të realizuara në kuadër të këtij hetimi dhe së fundmi edhe përgjime audio të cilat na bëjnë të besojmë se kanë dalë nga kopjimi ose regjistrimi i bisedave që gjendjen në CD-të bashkëlidhur akteve të këtij procedimi penal.

Nisur nga fakti se publikimi i akteve të mësipërme cënojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me procedimin penal nr 339 të vitit 2016, i cili nuk ka përfunduar akoma, çmojmë se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.

Në këto kushte urdhërojmë ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv” thuhet në  deklaratën për mediat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY