Kontradiktat me raportin e KE, artikulli në gazetën zvicerane zbulon “të vërtetat”...

Kontradiktat me raportin e KE, artikulli në gazetën zvicerane zbulon “të vërtetat” për drogën në Shqipëri

59
0
Shares

Gazeta kryesore e Zvicrës Neue Zurcher Zeitung në një artikull investigativ për drogën në Shqipëri shkruan për pasojat e rënda sociale të kesaj plage sidomos pas përmasave të frikshme të vitit 2019.

Pohimet e zbukuruara të Komisionit Europian gazeta i gjen në kontradiktë me ato të qeverisë së ShBA. Dhe nisur nga rasti Tahiri e Xhafaj shpjegon se si bosët e drogës kontrollojnë shtetin.

Ja çfarë thuhet në artikull:

Neue Zürcher Zeitung

Nga Adelheid Wölfl

1 qershor 2019

Shqipëria vend ideal për krimin e organizuar. Vendi është i kapur nga mafia e drogës.

Kultivimi I paligjshëm i kanabisit nxit korrupsionin. Është e pamundur që të jesh i pastër.

Barinjtë i çuan oficerët e policisë në fushë me kanabis, por zyrtarëve nuk u interesonin. Ishte vetëm një fushë e vogël, thanë dhe ikën. Skena ndodhi kohët e fundit në afërsi të fshatit malor të Pilurit në jug të Shqipërisë – por kjo mund të ndodhte kudo në vend

Shqipëria prodhon 900 ton kanabis në vit, me një vlerë prej mbi 5 miliardë franga (4,5 miliardë Euro; shën i red.), e vlerësuar nga policia italiane pak vite më parë. Shumica e marihuanës dhe hashashit për tregun evropian vijnë nga Maroku dhe Afganistani.

Megjithatë, në vitet e fundit, shumë shtete anëtare të BE-së kanë siguruar kanabis nga Shqipëria, siç thotë Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën. Është e vështirë të vlerësohet në tërësi rëndësia e kanabisit shqiptare për tregun europian..

Shteti i vogël i Adriatikut është i përkryer për kultivim: dielli shkëlqen në 218 ditë, dhe peizazhi i shtrirë malor ofron shumë mundësi për kultivim të fshehtë. Përveç kësaj: Pagat e popullsisë janë shumë të ulëta, gjë që e bën biznesin ilegal edhe më tërheqës. Pasojat janë shkatërruese: trafikimi i drogës korrupton shoqërinë. Është e vështirë të qëndrosh i pastër.

Pak gjyqtarë të pastër.

Në vitin 2014, më shumë se njëqind ton marihuanë u konfiskuan në Shqipëri, duke shkatërruar gjysmë milioni bimë të kanabisit. Dy vjet më vonë kishte 2.5 milionë bimë. Por me veprimet e asgjësimit edhe sipërfaqja e kultivimit u rrit.

Qeveria u përpoq të paraqesë veprimet e policisë si një sukses kundër trafikut të drogës: Kryeministri Edi Rama dërgoi policinë në zonat e rritjes së kanabisit në Lazarat 2014 në një operacion shumë të mediatizuar . Por shumë struktura kriminale nuk u prekën. Vetëm korierët e vegjël u goditën.

Komisioni Europian, i cili rekomandoi pranimin e Shqipërisë në BE, vlerëson në progress raportin e kësaj jave se operacionet policore janë intensifikuar.

“Shqipëria ka luftuar vazhdimisht prodhimin dhe tregtinë e kanabisit në vitet e fundit,” thuhet në raport. Gjithashtu, theksohet se Guardia di Finanza italiane mbikëqyrte sipërfaqen e mundshme të kultivuar: “Gjatë dy sezoneve të korrjes, monitorimi nga ajri ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka patur asnjë kultivim të kanabisit”.

Megjithatë, ky vlerësim është në kundërshtim me Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve të Departamentit të Shtetit tëpublikuar në mars. Raporti shënon se “Korrupsioni pengon luftën kundër krimit të drogës në të gjitha nivelet e qeverisjes. Trafikantët e drogës veprojnë lehtësisht pa u pandëshkuar.

Papunësia e lartë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një mjedis ideal për krimin e organizuar. Megjithatë, reforma gjyqësore përmendet pozitivisht – një projekt që nuk ka ekzistuar në këtë mënyrë më parë. Për dy vjet, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe në veçanti të ardhurat e tyre po kontrollohen.

88 nga 140 janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht sepse nuk kanë mundur të justifikojnë pasuritë e tyre. Pastrimi ka krijuar kaos. Gjykatat më të larta janë jofunksionale për muaj pasi numri i madh i gjykatësve të nxjerrë jashtë sistemit ende nuk është plotësuar. Rastet e rëndësishme mbeten të pashqyrtuara.

Këtë prill, një ton e gjysmë kanabis dhe dy anije me motor u konfiskuan, pesë shqiptarë dhe dy grekë u arrestuan. Korrierët përdorin barkat e shpejta, por edhe avionë të vegjël (Pipers) për të sjellë drogën në Korfuz ose Itali, shpesh e shtrijnë biznesi edhe mbi Malin e Zi.

Pa bashkëpunimin e policisë së korruptuar, kontrabanda nuk do të ishte e mundur. Shumica e tyre janë ato në krye që detyrojnë ata që janë në fund për të marrë pjesë. Një përmirësim i pagës luan një rol të madh. Një oficer policie fiton rreth 400 franga në muaj.

Policët në dilemë

Kushdo që dëshiron të luftojë trafikantët e drogës përtej stimujve financiarë jeton nën kërcënim. Rasti i oficerit të policisë Dritan Zagani, i cili hetonte narkotrafikantët dhe që u arratis në Zvicër në vitin 2015, u bë i njohur. Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare me dyshimin se ka marrë parave në këmbim të informacionit. Ai vetë thotë se thjesht e bëri punën e tij shumë mirë dhe zbuloi se cilat rrugë dhe aeroplanë janë përdorur nga korrierët e drogës.

Shumë nuk arrijnë të qëndrojnë të pastër. Besimi, nepotizmi, farefisnia, frika, mbijetesa tërheq shumë në makinacionet e korruptuara të kanabisit.

Mafia e drogës ka depërtuar thellë në shoqërinë shqiptare. Në tetor të vitit 2017, pas arrestimit të katër italianëve dhe tre shqiptarëve, janë zbuluar biseda telefonike në të cilat Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del si personi kryesor kontakti me një bande trafikantësh droge.

Gjithashtu u zbulua dhe marrëdhënia e tij me vëllezërit Habilaj, që sipas të dhënave të Guardia di Finanza italiane kontrollonte policinë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe tregtinë e drogës atje. Ndër të tjera, Tahiri u siguroi vëllezërve Habilaj makinën e tij të shërbimit, në të cilën ata mund të lëviznin në një mënyrë të pakontrolluar.

Tahiri dha dorëheqjen si ministër disa javësh pas protestave në vitin 2017. Pasardhësi i tij në postin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen në tetor 2018, sepse vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge në Itali.

Opozita, Partia Demokratike po bën thirrje prej kohësh nisjen e një hetim nëse paratë e drogës janë përdorur për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017. Ajo pretendon se zgjedhjet ishin “vjedhur” dhe se Shqipëria ishte bërë një parajsë prodhuese e drogës nën qeverinë Rama -, sigurisht,pa përmendur se kultivimi i kanabisit lulëzonte edhe para se të vinte në pushtet.

Makinacioni i pastrimit të parave nga tregtia e drogës, zakonisht përfundon me shitjen fiktive të stacioneve të benzinës, në lojëra të fatit ose në ndërtim. Shumë godina të ndërtuara janë shpesh bosh. Fasadat e tyre të ndritshme duken si simbole të amoralitetit.

SHKRIMI ORIGJINAL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY