Haradinaj takim me kancelaren Merkel, ja për çfarë do të diskutojnë

Haradinaj takim me kancelaren Merkel, ja për çfarë do të diskutojnë

28
0
Shares

Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel, ka bërë publike detaje rreth takimit zyrtar të kancelares dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që do të mbahet më 6 qershor në Berlin.

Kancelarja Merkel pak ditë pasi i takoi liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit, mësohet se i ka çuar një ftesë tjetër kryeministrit Haradinaj.

Kancelaria gjermane e ka bërë publike njoftimin zyrtar rreth këtij takimi. Parashikohet që në takim të flitet për raportet mes Gjermanisë e Kosovës, por edhe për raportet e Kosovës me Serbinë.

‘Me datën gjashtë rreth kohës së drekës, Kancelarja Merkel pret Kryeministrin  e Kosovës, Ramush Haradinajn, në hapësirat e Kancelarisë. Përmbajtja e takimit të punës janë marrëdhëniet bilaterale mes Repubiikes se Kosovës dhe Gjermanisë, çështjet e Politikes se Jashtme me theks të veçantë procesi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës’, shkruan në njoftimin zyrtar të kancelarisë gjermane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY