Dosja “Vol-Vo 4″/‘Cinja’ i Shijakut i shpëton burgut, gjykata liron policin e...

Dosja “Vol-Vo 4″/‘Cinja’ i Shijakut i shpëton burgut, gjykata liron policin e Sarandës

94
0
Shares

Gjykata ka dhënë ditën  e sotme masën e sigurisë arrest shtëpie për një nga të arrestuarit nga operacioni “Vol-vo 4”.

Gjykata argumenton se është në pamundësi shëndetesore për të qendruar në ambientet e paraburgimit. Bëhet fjalë për Jasin Abdul polici i Sarandës,, i cili tashmë është liruar nga masa e arrestit me burg.

Jasin Abdyl njihej ndryshe me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku u arrestua në muajin Shtator të vitit të kaluar.

Kujtojmë që “Cine” i Shijakut u arrestua bashkë me 26 shtetas të tjerë për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Dosja Volvo 4 përfshin 44 persona, të akuzuar për trafik droge të drejtuar nga grupi i Shijakut, korrupsionin e zyrtarëve që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko, por edhe abuzimet me pronat që prangosën ish-deputetin tjetër socialist Arben Ndoka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY