Kapen hajdutet e Kavajes, policia aksion blic

Ndaje

Operacion ne Kavaje per parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”.

Kapen në flagrancë në banesë dy shtetas në tentativë për të vjedhur .

Shtetasit e arrestuar të dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen dhe 4 (katër) vjedhje të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.

Sekuestrohen edhe disa doza lëndë narkotike që njëri prej autorëve i kishte në automjetin me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve , zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për dy shtetas që dyshoheshin se kryenin vjedhje të banesave dhe lokaleve në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim dy shtetasit e dyshuar.

Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim nga shërbimet policore u bë e mundur që gjatë operacionit të koduar “Vëzhgimi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, të kapeshin në flagrancë në banesën e shtetasit A.M, ku kishin hyrë për të vjedhur shtetasit:

N.,R 33 vjeç, banues në Kavajë dhe A.H.,37 vjeç banues po në Kavajë, të dënuar më parë për “Vjedhje”.

Shtetasit A.H gjatë kontrollit të ushtruar në automjet ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e ndarë në doza.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit prill në Kavajë , ku kanë vjedhur televizorë, orendi shtëpiake, bizhuteri e sende të tjera.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje