Itali, 2 shqiptarë arrestohen pasi dhunuan gratë e tyre

Itali, 2 shqiptarë arrestohen pasi dhunuan gratë e tyre

52
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, në akuzën e dhunës në familje, ushtruar kundrejt bashkëshorteve të tyre.

Mediat fqinje shkruajnë se dy të arrestuarit janë H.I, 35- vjeç, banues në Noale dhe S.E, 40- vjeç.

Policia bën me dije se:

“Shtetasi H.I të shtunën në mbrëmje, i verbuar nga xhelozia shkoi në shtëpinë e bashkëshortes së tij, pasi pretendnte se ajo ishte në banesë me një tjetër person. Ai kërkonte me këmbënglje që gruaja t’i hapte derën, ndonëse kishte të ndaluar t’i afrohej.
Gruaja mori guximin të njoftonte policinë dhe shqiptarit iu vunë prangat.”

Ndërsa për shtetasin S.E, policia bën me dije se:

“Shqiptari për shkak të përkeqësimit të marrëdhenieve me bashkëshorten e kishte sulmuar atë, fatmirësisht e dëmtuara nuk kishte marrë dëmyime serioze. Shqiptarit iu vunë prangat dhe iu ndalua që ti afrohej gruas.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY